Mbahet pjesa e dytë e maturës shtetërore, në viber 7000 maturantë shpërndajnë pyetjet

15.620 maturantë iu nënshtruan sot provimit e maturës shtetërore. Prej tyre, 6750 janë të arsimit të mesëm, 8598 të arsimit të mesëm profesional dhe 272 të arsimit të mesëm artistik. Por, për dallim prej viteve tjera, kësaj rradhe pyetjet nga gjuha angleze të maturës shtetërore u paraqiten në grup në kuadër të aplikacionit viber. Nga Qendra Shtetërore e Provimeve thonë se testet nuk janë hakuar por pyejtet janë ndarë pas fillimit të provimit.

Marketing

Nga ky institucon thonë se u kanë bërë thiirje maturantëve të respektojnë rregullat për realizimin e maturës.

Testet nuk janë hakuar deri në orën 10 të mëngjesit kur filloi testimi, testet u shpërndanë në grupet në viber nga anëtarët pas fillimit të provimit.

Qendra shtetërore e provimeve thekson edhe një herë se testi nuk është hakuar, por është shpërndarë pasi ka filluar zbatimi i provimit.

Nga QSHP bëjnë të ditur se do të veprojnë sipas kompetencave ligjore ndaj të gjithë atyre që kanël shkelur rregullat. Nxënësit thonë se janë përgatitur dhe se presin rezultate të mira.

“Pyetjet më duket ishin 30 ese dhe mail të shkruhet. Kan kopju nëse kanë arritur të kopjojnë, sepse nuk lejojnë i marrin telefonat”.

“Mendoj se mund të ketë pyetje të panjohura, por shumica e njohim gjuhën angelze dhe provimi do të jetë i lehtë”.

“Kishim kohë që provimin ta përsërisin edhe dy herë dhe jemi të kënaqur me kushtet që u ofruan gjatë provimit”. – thanë disa nga nxënësit e intervistuar nga TVM2

Gjatë testimit nuk janë evidentuar probleme thonë nga Komisioni i provimeve, duke potencuar se nuk kanë qenë të informuar për kopjim nga ana e nxënësve.

“Ne si shkollë nuk kemi qenë të informuar s ai përket asaj, gjithçka ka shkuar si duhet procesi i testimoit të nxëxnbësve nuk kemi pasur probëeme dhe ankesa nuk jemi të informuar sa i përket ankesave” – u shpreh Vullnet Rexhepo nga Komisioni i Provimeve të Maturës.

Sipas të dhënave të qendrës shtetërore të provimeve, numri më i madh i nxënësve të paraqitur janë për gjuhën angleze edhe atë (13.922) 1.397 për matematikën, 29 për frëngjisht, 122 për gjermanisht, 17 për rusisht, 81 për estetikë dhe shtatë maturantë kanë zgjedhur filozofinë. Afati I dytë i matures shtetërore do të mbahet më 9 dhe 11 gusht.