Kurti pas zgjedhjeve: Rezultat jo i kënaqshëm, shkak disa defekteve të brendshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur pasi zgjedhjeve vendore, ku partia e tij Vetëvendosja arriti të merrte vetëm 4 komuna.

Marketing

Ai e ka cilësuar jo të kënaqshëm rezultatin zgjedhor pas balotazhit në zgjedhjet lokale.

Kurti tha se ky rezultat erdhi si rezultat i disa defekteve të brendshme.

“Rezultati jo i kënaqshëm për neve vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme të cilat duhet t’i analizojmë më gjatë në vijim dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër LVV-së”, tha Kurti në konferencë për media, pas takimit me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.