Ballina Lajme Kosovë Kurti për ndeshjen Kroaci- Shqipëri: Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të...

Kurti për ndeshjen Kroaci- Shqipëri: Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar ndeshjen e sotme mes Shqipërisë dhe Kroacisë, të cilën ai shkoi që ta shikojë në Hamburg.

Ai ka shkruar në Facebook se pjesa e pare ishte e Shqipërisë, ndërsa e dyta e Kroacisë.

Kurti ka shtuar se “ëndrra vazhdon”.

Marketing

“Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm! Pjesa e parë ishte e jona. Pjesa e dytë e Kroacisë. Në fund u ndamë me nga një pikë secila.

Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli.

Ëndrra vazhdon!”

Kjo ndeshje përfundoi me rezultat 2:2.

Exit mobile version