Kurti prezanton skemën e re: Një i punësuar në çdo familje me subvencionim page deri në 300 euro (VIDEO)

Kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar se nga java e ardhshme qeveria do të synojë që në kuadër të masave të punësimit të garantojë që çdo familje ka së paku një anëtar të punësuar.
Kurti në deklarimin e tij ka shtuar se, nëpërmjet kësaj skemë qeveria do të subvencionojë deri në 70& të pagës bruto të punëtorit, maksimumi 300 euro për gjashtë muaj me radhë, shkruan lajmi.net.

Marketing

Po ashtu, i pari i qeverisë ka treguar se kushti kryesor për të përfituar nga kjo skemë është që punëkërkuesi nuk ka të punësuar asnjë anëtar të familjes.

“Ndërkaq javën po e përfundojmë me një lajm edhe më të mirë. Që para se të jetë lajm sot, ka qenë zotimi i yni dje. Po nisim skemën e radhës në mbështetje të qytetarëve
Qeveria për familjet: Në kuadër të masave të punësimit, synojmë të garantojmë që çdo familje e Republikës së Kosovës ka së paku një anëtar të punësuar. Nëpërmjet kësaj skeme, në do të subvencionojmë deri në 70% të pagës bruto të punëtorit, maksimumi 300 euro për gjashtë muaj me radhë.”

“Kushti kryesor për të përfituar nga kjo skemë është që punëkërkuesi nuk ka të punësuar asnjë anëtar të familjes. Nga e hëna krejt çka duhet të bëni ju si qytetar që kërkoni punë e që e plotësoni këtë kusht, dhe si punëdhënës privat që kërkoni punëtor është të dërgoni dokumentet përkatëse në Zyrat e Punësimit në komunat e tuaja”, ka thënë pos tjerash Kurti.

Kryeministri ka thënë edhe se Ministria e Financave dhe Transfereve të hënën do të ndajë të gjitha informatat e nevojshme

https://www.facebook.com/watch/?v=545351330605512