Kurti: Vuçiq e Radojiçiq deshën të nisnin luftë të dielën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se sulmi terrorist ishtë sulm i “formacioneve të armatosura paraushtarake të pajisura dhe përgatitur nga Beogradi” dhe që “u krye me urdhër të Serbisë”

Marketing

I pari i Qeverisë në një intervistë për Al Jazeera tha se Serbia don’t të niste luftë të dielën .
Në pyetjen se nëse autoritetet e Kosovës kanë ndonjë informacion të inteligjencës për sulmet e reja, Kurti u përgjigj se ka shumë informacione dhe se këto “grupe të armatosura”, që Forcat e Armatosura të Serbisë u ofrojnë pajisje, armë dhe municion, janë duke kryer vazhdimisht stërvitje në afërsi të kufijve të Kosovës dhe “po përgatiten për luftë”.

“Nuk përjashtohet ri-agresioni”, tha ai.

Kurti po ashtu tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe nënkryetari i Listës Serbe, kryeterroristi Milan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin në veri të Kosovës, janë “Slobodan Millosheviq dhe Zheljko Ražnatoviq Arkan” të cilët siç deklaroi ai, dëshiron ta kthejë rajonin në vitet e 90-ta.

Kryeministri Kurti shtoi dhe se “grupet paramilitare” në Kosovë janë të lidhura edhe me grupe nga Rusia, si Wagner, duke i quajtur Vuçiqin dhe Radoiçiqin “Putin dhe Prigožin”.

Sipas Kurtit Vuçiqi “deshi një luftë tjetër dhe një gjenocid, sepse dëshiron Republikën Srpska në Kosovë”.
“Ashtu siç Rusia zhvilloi një luftë hibride në Ukrainë në fillim, Serbia po bën kundër nesh”, tha kryeministri Kurti.