Kush dhe si u evakuuan shtetasit e Maqedonisë së Veriut në Afganistan?

Rrjeti diplomatik i angazhuar nga i pari i diplomacisë së vendit Bujar Osmani, me sukses ka arritur të sigurojë evakuimin e të gjithë shtetasve të Maqedonisë së Veriut që kanë mbetur në Afganistan.

Marketing

Lajmin e ka bërë të ditur vet Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani:

“Aeroporti në Kabull është përsëri në funksion dhe procesi i evakuimit të shtetasve tanë për momentin po realizohet pa pengesa:
Grupi i parë ka mbërri në Doha në orët e vona të mëngjesit dhe pritet që të njëjtit të transferohen në Kuvajt;
Avioni i dytë me rreth 25 qytetarë tanë ka ateruar në Abu Dabi dhe pritet që njëjtit të vazhdojnë për në Londër;
19 shtetas tanë këtë mëngjes janë drejtuar për në Doha dhe së shpejti pritet që të aterojnë;
Në bazën e NATO-s në Kabull, e cila gjendet afër aeroportit, kanë mbetur edhe 14 qytetarë tanë, prej të cilëve 11 së shpejti do të vendosen në planin e evakuimit, derisa 3 tjerë mbeten që t’i kryejnë obligimet në bazë dhe pritet që më tutje të evakuohen së bashku me ushtrinë”.

Marketing