Kush do të dal sonte nga shtëpia, Einxhel, Beatrixa apo Donaldi?

Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, eliminim do ketë edhe sonte.

Marketing

Donaldi, Beatrixa dhe Einxhel janë banorët e nominuar dhe njëri nga ta do e lë sonte shtëpinë.

Ishte Arbri, banori i cili i çoi treshen në nominim fal “Kutisë së Pandorës” i cili e hapi spektaklin e së martës.

Duke e ditur rrjedhjen e ngjarjeve së fundmi brenda shtëpisë së famshme në Shqipëri, ky nominim shkaktoi edhe tension brenda “Big Brother VIP”, gjithashtu shkaktoi edhe një situatë të paparashikueshme, për faktin se nuk dihet se si do ecin gjërat sonte.

Ndryshe, si Einxhel, Donaldi dhe Beatrixa janë tre banorët pothuajse me të komentuar dhe nuk dihet se cili nga ta do e lë sonte shtëpinë.