Kush e sheh këtë person, ta lajmërojë policinë menjëherë

Policia e Kosovës, me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prizren, ka bërë kërkesë ndaj qytetarëve për bashkëpunim në mënyrë që të gjendet personi i gjinisë femërore, NN.

Marketing

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të PK-së në Facebook, është thënë se e dyshuara kërkohet për veprën penale “Falsifikim i parasë”.

Tutje në postimin e PK-së, kërkohet nga qytetarët e Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmërojë PK-në.

Postimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Prizren, 10 qershor 2022

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, me autorizimi të Prokurorisë Themelore në Prizren, bazuar në ligjin për publikimin e fotografive me qëllim të identifikimit të personit, e me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët;

Personi i kërkuar është:

NN, i gjinisë femërore
E dyshuara kërkohet për veprën penale sipas autorizimit të Prokurorisë Themelore në Prizren: Falsifikim i parasë nga neni 296, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 (pa pagesë) 038-5080-6000, Drejtoria Rajonale – Prizren, 038-5080-6121 Stacioni Policor – Prizren – E-mail adresa: [email protected].

Marketing