Kuvend, interpelancë për punën e zëvendëskryeministrit Nikolla Dimitrov

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot duhet ta fillojë seancën e 30-të, në rend dite të së cilës janë 50 propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve ekzistuese, si dhe interpelanca për punën e zv.kryeministrit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.

Marketing

Në seancën e 30, interpelanca ndaj Dimitrovit është pika e 53 e rendit të ditës. Para deputetëve, Dimitrov do të ketë mundësinë të japë argumentet e tij kundër interpelancës së ngritur për të nga ana e VMRO-së.
Duke e komentuar atë kohë më parë, Dimitrov e kishte cilësuar për përpjekje për të krijuar përçarje brenda Qeverisë.

Marketing