Kuvend/ Nuk kaloi propozimi i opozitës për shfuqizimin e Qeverisë së Përzhinës

Nuk ka kaluar sot në Kuvend propozim ligji nga ana e opozitares VMRO-DPMNE për shfuqizimin e të ashtuquajturës “Qeverisë së Përzhinës.”

Marketing

Me 55vota për dhe 32 kundër kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi konstatoi se propozimi i deputetëve të VMRO- DPMNE-së nuk është miratuar.

Më herët kordinatori i grupit parlamentar Nikolla Micevski tha se Qeveria e Përzhinës është treguar si jo funksionale dhe duhet të shfuqizohet.

Marrëveshja e “Përzhinës” u arrit në vitin 2016, pas negociatave të gjata mes katër partive më të mëdha të asaj kohe VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH