Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e deputetit Petar Atanasov

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme të 58-të konstatoi se deputetit të LSDM- Petar Atanasov i ndërpritet mandati.

Marketing

“Pasi deputeti Petar Atanasov u përzgjedh nga lista e kandidatëve është e nevojshme që Komisioni Shtetëror Zgjedhor ta njoftojë Kuvendin për kandidatin nga kjo listë në të cilën duhet t’i verifikohet mandati për deputet në pajtim me nenin 153 nga Kodi penal”, tha kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Siç njoftoi paraprakisht MIA, Atanasov ka dhënë dorëheqje nga funksioni më datë 23 të këtij muaji dhe pritet ai të zgjidhet për zëvendësministër të Arsimit dhe Shkencës.

Xhaferi më pas e ndërpreu seancën dhe paralajmëroi se duhet të vazhdojë pas orën 13:00. Ai bëri thirrje që trupat punues amë të mblidhen.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme të 58-të me procedurë të shkurtuar solli disa ligje: Propozim-ligjin për garancinë e Republikës së Maqedonisë të obligimeve sipas Marrëveshjes për hua për financimin e pjesës rrugore Kriva Pallankë-Deve Bair (kufiri me Bullgarinë), që do të arrihet midis Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Ndërmarrjes publike për rrugë të shtetit, Propozim-ligjin për garancinë e Republikës së Maqedonisë të obligimeve sipas Marrëveshjes financiare dedikuar për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe projekteve tjera parimore – faza e V-të, e cila do të arrihet midis Bankës Evropiane Investuese dhe Bankës së Maqedonisë për mbështetje të zhvillimit, me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligjin për huamarrje të Republikës së Maqedonisë me hua tek Banka e Maqedonisë për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për financimin e Projektit për avancimin e shërbimeve sociale.