“Kuvendi i turpit”, veteranët paralajmërojnë protestë masive të enjten

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka paralajmëruar protestë të enjten, pas votimit të Projektligjit për ndryshimin e benificioneve për Pagën Minimale, e cila nuk përfshin veteranët.

Marketing

Një gjë e tillë u bë e ditur me anë të një komunikate të shkruar nga OVL-UÇK, ku është bërë thirrje dalje masive nga ora 09:30.

“Për shkak të këtij turpi të deputetëve të Kuvendit, Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, ftojnë protestë gjithëpopullore para institucioneve (Kuvend e Qeveri) me datën 16 qershor 2022 prej orës 09:30”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, votimi i këtij projektligji në Kuvend, po konsiderohet i jashtëligjshëm nga OVL-UÇK. Nga kjo organizatë, siç potencon komunikata, kanë cituar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit “deri në kategorimin përfundimtar të listës së Veteranit Luftëtar të UÇK-së, skema pensionale zbatohet siç është paraparë me ligjin bazik”.

Ata, votimin, më tej, e kanë quajtur të turpshëm, si dhe kanë potencuar edhe prezencën e forcave policore përreth Kuvendit.

Marketing