Putin dridhet në mënyrë të pakontrolluar gjatë një ceremonie (VIDEO)

Diskutimet në lidhje me shëndetin e Presidentit rus Vladimir Putin, janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes të mediave të huaja.

Marketing

Ai është fiksuar nga mediat në gjendje jo të mirë shëndetësore gjatë një shfaqje në publik. Putin është filmuar gjatë një ceremonie duke u dridhur, ndërsa kishte vështirësi që të qëndronte në këmbë.

Thashethemet për shëndetin e presidentit rus kanë qenë të përhapura që nga fillimi i “operacionit special” në Ukrainë, me disa ekspertë që pretendojnë se ai ka një sërë sëmundjesh.

Disa pretendojnë se ai po lufton kancerin, ndërsa të tjerë ekspertë janë të bindur se 69-vjeçari ka sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme.

Këto pretendime megjithatë janë mohuar nga Kremlini që u detyruar të deklaronte publikisht se gjendja mendore e Putinit ishte ‘normale’. Video është realizuar në fundjavë në një ceremoni ku Putin i dorëzoi në Kremlin Çmimin Shtetëror të Federatës Ruse regjisorit Nikita Mikhalkov.

Marketing