Në ITSHKSH u promovua libri “E KAM NË ZEMËR POPULLIN TEM SHQIPTAR”

Sot në ITSHKSH u promovua libri “E KAM NË ZEMËR
POPULLIN TEM SHQIPTAR” të auorit Don Lush Gjergji, ku ishte i
pranishëm edhe vet ai. Me këtë rast drejtori Prof.dr. Skende Asani tha
se ky libër, i 17 me radhë i Don Lush Gjergjit, sjell përvojën
personale të tij në raport me Nënën Tereze, e cila ishte objekt
analizash e studimesh të autorit që nga njohja e parë me të në vitin
1969. Ky libër është botuar në nderim të 40 vjetorit të marrjes së
Çmimit Nobel për Paqe nga Nën Tereza dhe sjell disa intervista,
reportazhe e kujtime të Don Lush Gjergjit, të shkruara me përkushtim e
dashuri tha Asani.
Ai njoftoi se këtë promovim po e bëjmë për të nderuar kujtimin për
Nënën Tereze, në 25 vjetorin e shuarjes së saj, me ç’rast Departamenti
për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut- Nënës Tereze, po e vazhdon
traditën e ruajtjes dhe nderimit të një prej figurave më me ndikim në
planet, siç ishte Nënë Tereza. Asani tha se një me këtë rast një
mirënjohje i dedikohet edhe Don Lush Gjergjit, i cili ka përzgjedhur
pikërisht ITSHKSH që të prezantojë librin e tij të radhës.
Për librin foli Prof. dr Ines Murzaku, një profesoreshë universitare
shqiptaro-amerikane e cila vuri nl dukje se ky libër ofron burime
primare të dorës së parë mbi jetën dhe veprën e Nenës Terteze. Ajo
ndër të tjera duke përshkruar profilin e Nënës Tereze tha se thelbi i
ekzistencës së urdhërit është jeta shpirtërore e misonionarëve të
dashurisë. Nënë Tereza, tha ajo vinte nga periferia, por punoi me
dashuri dhe e vetmohim, duke bërë gjëra tzë vogla me dashuri të madhe.
Në vazhdim prof Murzaku shkoqiti edhe disa pjesë të librit dzuke u
ndaluar në kapituj të vepçantë. Me këtë rast ajo veçoi mbresat nga
qyteti i lindjes, Shkupit, të cilat ishin transponuar në intervistat
me Don Lush Gjergjin. Ajo tha se rinia moderne dhe njeriu sot, janë të
lidhur nga fjalët dhe premtimet e reja. Ajo që ka nevojë të shohim
është puna e vërtetë dhe dëshmitë konkrete, nënvizoi Murzaku.
Libri “E kam në zemër popullin tem shqiptar”, tha Emin Azemi udhëheqës
i Departmanrtit të Letërisës në ITSHKSH, është një burim referencash
për të gjithë ata që duan t’i kompletojnë dhe sistemojnë njohuritë mbi
plotninë e figurës së Nënës Tereze, por edhe një lidhje me botën e
pasur të një gruaje që mbolli në mendjet dhe zemrat tona faren e
dashurisë për Hyjin dhe njeriun. Sipas Azemit, Don Lush Gjergj me
këtë libër ka pasuruar jo vetëm bibliotekat, por edhe horizontin tonë
të kërkimit pas modelit të një personaliteti si Nënë Tereza, e cila
vazhdon të na frymëzojë me fuqinë e rrezatimit të saj human e
shpirtëror.
“Në perceptimin e përgjithshëm, figura e Nënës del si një profil
njerëzor tek i cili dominonte dimensioni kosmoplit, si një figurë që
është shkëputur nga trungu i origjinës dhe peshën e rëndesës humane e
kishte shkarkuar rrugëve të braktisura të Indisë dhe skutave të
vemtumuar të botës, ndërkohë që ekziston edhe një perceptim tjetër,
sidomos i atyre që e kanë njohur nga afër dhe shumë mirë natyrën e saj
njerëzore, ku bën pjesë edhe Don Lush Gjergji, ku figura e Nënë
Terezë na shfaqet me një dimension tjetër, me një frymë që
korrespondonte me dashsurinë e saj të pashuar ndaj familjes , por edhe
ndaj vendit të origjinës”, u shpreh Emin AZEMI.
Në përmbyllje të këtij promovimi, autori i librit Don Lush Gjergji,
shprehi falenderime të përzemërta në adresë të ITSHKSH-së dhe me këtë
rast shpalosi edhe disa detaje të pa thëna në librin e tij, e që
kishin të bënin me jetën e Nënës Tereze. Pastaj ai përmendi tri arsyet
qe e shtyen atë, qe ta shkruaj dhe botoj këtë libër: Nata e lindjes
se Gonxhe Bojaxhiut, 40 vjetori i Çmirimit Nobel për Paqe, si dhe një
jubile personal i tij – 50 vjetori i takimit të parë me Nene Terezen
në Romë, më 29 mars te vitit 1969.

Marketing