Kuvendi sot vendos për marrjen e mandatit të deputetit Gruevski

Deputetët në Kuvendin e Maqedonisë sot në séance plenare dueht të vendosin për marrjen e mandatit të deputetit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski. Për tu realizuar kjo duhet shumicë absolute apo 80 vota të deputetëve.

Marketing

Kjo sipas kalkulimeve të bëra me numerat e deputetëve nuk mund të arrihet, pasi që deputetët e ndarë nga VMRO-DPMNE që votuan ndryshimet kushtetuese nuk do të votojnë pro këtij propozimi

Komisioni parlamentar për çështje të mandateve dhe imunitetit dje me shumicë votash pranoi kërkesën e gjykatës që ti merret mandate Gruevskit, për vuajtjen e dënimit prej dy viteve burg për rastin “Tanku” të Prokurorisë Speciale, ku Gruevski gjatë kohës si kryeministër kishte urdhëruar blerjen e një makine luksoze të blinduar Mercedes Benz me vlerë prej 600 mijë eurove.
Gruevski dje duhej të paraqitej në burgun e Shutkës për vuajtjen e dënimit, por aid dhe avokatët kanë dorëzuar ankesa kundër vendimit të gjykatës.

Marketing