Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë seancën e tij të 15-të në ora 12:00, ku në rend dite, mes tjerash është Projektligji për huazimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut tek Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillimi – Banka Botërore në bazë të Marrëveshjes për hua për financimin e Projektit për përballje të shpejtë me KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut, me procedurë të shkurtuar.
Edhe disa pika të tjera nga kjo seancë janë me procedurë të shkurtuar, edhe atë ndryshimet në Ligjin për kthimin e pjesës së tatimit mbi vlerën e shtuar për individët, të Ligjit për institucionet e arsimit të lartë për arsimin e personelit mësimor në arsimin parashkollor, arsimin fillor dhe të mesëm, të Ligjit për standardin e studentit dhe ndryshimin e Ligjit për standardin e nxënësit.
Në këtë seancë, deputetët do të debatojnë për Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, i cili është në lexim të parë, si dhe ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e informatorëve, ndryshimet në Ligjin për tarifat e gjykatës, Ligjin për autokampet dhe Ligji për ski.
Seancës plenare do t’i paraprijë një seancë e Komisionit për financa dhe buxhet, në rendin e ditës së së cilës është Projektligji për huamarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut me një hua nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore në bazë të Marrëveshjes së huasë për financimin e projektit për përballje urgjente me KCOVID-19 në Maqedoninë e Veriut, me procedurë të shkurtuar- leximi II.