Koment: TetovaSot
Një vend pune duket i vogël, por vlen sa ari. Shumëkush nuk e ka atë, por shumë të tjerë e kishin pezull. Merrnin paga, por nuk e dinin ku i kanë vendet e punës. U premtohej prej vitesh, por sërish pozicioni i tyre rrinte në ” ajër”.
” U tha,u bë” kjo frazë më së miri u shkon administratorëve të cilëve tashmë u është kthyer dinjiteti dhe mund t’u rrëfejnë fëmijëve të tyre se ku ata e kanë vendin e punës dhe të ushtrojnë profesionet e tyre të çmuara, për të cilët e shkrinë gjithë diturinë e tyre derisa diplomuan.
Por për këtë është një protagonist, fjalëpak dhe njeri i veprimeve konkrete që nxorri nga sirtari i myshkur emrat e atyre administrarorëve që kishin frikën e së nesërmes, i sistemoi , dhe i bëri të ndjehen të lirë, pa makthe si dhe shuajti fjalët që përfliteshin për ta se nuk punojnë, por paguhen. Ky është Artan Grubi që për pak kohë tregoi forcën e vendimmarrjes .
Tregoi poashtu se ai ka pushtet në institucionin më të pushtetshëm, si njeriu i dytë i qeverisë.
Një hap i vogël mbase për të, por i madh për administratorët. Dhe ky është vetëm fillimi i zotimeve të Grubit që hap pas hapi po shtrinë pushtetin dhe pozicionet e fuqishme të tij dhe partisë që ai e përfaqëson denjësisht.
Grubi sot i rehatoi 1180 administratorë që prej një decenie ishin në ankth të madh të përhershëm.
Grubi u dha shpresë atyre dhe ua ktheu krenarinë duke i bërë të ndjehen se ata vlejnë dhe do kenë diku vendin e merituar të punës ndërsa bukën e gojës do ua çojnë hallall në shtëpi fëmijëve të tyre.
Ata nuk do ti përfolë më prej sot askush, as do ti etiketojë siç rëndomë kanë bërë kundërshtarët politikë . Sot fëmijët e administratorëve janë më shumë se kurrë krenarë dhe në lagje do t’u thonë fëmijëve tjerë se babai im punon në MPB, Kadastër, Gjyq, Komunë, Spital e kështu me rradhë. Nuk do ndjehen më inferiorë dhe pa fjalë.
Ky është Artan Grubi, që për tre muaj arriti të kalojë shumë projekte me rëndësi jetike për viset shqiptare përfshirë Tetovën, Çairin, Strugën dhe komunat tjera. Ai pati takime të intensifikuara me krerët e këtyre Komunave duke folur për projektet e realizuara dhe ato që pritet të jetësohen brenda kësaj kohe.
Grubi qe i shkurtër dhe i prerë që në fillim :
Institucionet shtetërore duhet të rritin mbështetjen për projektet vitale që duhet realizuar për të mirën e qytetarëve dhe ai kësaj po i qëndron fort me veprimet e tij që po i jetëson këto projekte një nga një.