Ky është dënimi për arbëreshin që ngriti flamurin shqiptar në Kalanë e Ohrit

Gjykata e Ohrit, ka dënuar me 1100 euro dhe i ka shqiptuar masë ndalese prej 5 viteve për të mos hyrë në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Prekoçajt, njërin nga udhëheqësit e grupit të Arbëreshëve të Italisë që gjatë ditës së hënë shpalosi flamurin kombëtarë shqiptar në Kalanë e Ohrit, raporton gazeta KOHA.

Marketing

“Faleminderojmë të gjithë ata që na mbështetën. Kjo është tokë e Gjergj Kastriotit. Ndoshta si pëlqeu gjykatësit, por unë nuk heq dorë. Na jemi në tokën tonë arbërore dhe ne jemi për bashkim kombëtar. Kjo na bën më të fortë”, ka thënë Gjergj Prekoçaj, pas shqiptimit të dënimit nga Gjykata e Ohrit.

Kreu i Shoqatës së të burgosurve politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Shpëtim Pollozhani, dhe avokati Ardian Demiri, kanë qenë të parët që u kanë dalë në ndihmë grupit të Arbreshëve të Italisë, me qëllim që të njëjtit mos përfundojnë në burg. Reagimet kanë qenë të shumta nga qytetarët, por jo vetëm ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët (ASH), ndërsa kreu partiak Ziadin Sela i ka pritur në fshatin e tij të lindjes.

Marketing