“Ky është turpi i botës” – Çfarë tha Sinan Vllasaliu që nxiti reagimin e Mozzikut?

Sinan Vllasaliu ka bërë një deklaratë të fortë për dy reperët kosovar.

Marketing

Para dy ditësh, i ftuar në “Glamour Zone”, Sinan Vllasaliu lëshoi një deklaratë të fortë për Mozzikun dhe Don Xhonin.

Ai ka komentuar tekstet dhe vokalin e reperëve, por ishin të habitshme fjalët që Sinani tha për dy të lartëpërmendurit.

Vlen të rikujtojmë deklaratat kur ai u pyet për vlerësimin e këngëve të Don Xhonit me Loredanën, Mozzik dhe Butrint Imerin, për të cilat përveç komenteve negative ai gjithashtu reagonte me mimika që tregonin që nuk i pëlqejnë muzika që ata prodhojnë.

“Japonezët me ia rregullu tingullin, teknikisht nuk më pëlqen, duhet të këndosh ashtu si flet, ta shkrish fjalën”, ishte komenti i Sinanit kur dëgjoi bashkëpunimin e Don Xhonit me Loredanën “Gjuj për to”.

Ndërkohë, në komentin e tij për këngën “Shko” të Mozzik ai e quajti si “trupi i botës”.

“A është normal ky? Çka i duket mirë? Çka janë këto fjalë? Ky është turpi i botës, nëse e merr gjuhën e rrugës të bësh karrierën kjo është zero, nuk kam koment”, tha Vllasaliu.

Në anën tjetër kundrejt kësaj deklarate nuk ka qëndruar indiferent reperi Mozzik, i cili ka komentuar deklaratën e këngëtarit Vllasaliu.

“Faleminderit Axha Sinan! Besen e Zotit e ki qe m’fal Zoti djale, n’syneti t’tij ti ki me qene kengetari!”, ka qenë komenti i Mozzik në rrjetin social Facebook.

Në anën tjetër, ende nuk kemi ndonjë reagim të Don Xhonit për deklaratën e artistit Sinan Vllasaliu./