Putin njeh pavarësinë e zonave të shkëputura të Ukrainës

Presidneti i Rusisë, Vladimir Putin ka vendosur të njohë pavarësinë e dy zonave të shkëputura të Ukrainës të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Marketing

Një deklaratë e Kremlinit tha se Putin u kishte thënë liderëve francezë dhe gjermanë se kishte ndërmend të nënshkruante një dekret për njohjen e zonave Donetsk dhe Luhansk si shtete të pavarura.

Ky vendim vjen pas rritjes së tensioneve me Ukrainën, ndërsa SHBA këmbëngul se Putin ka vendosur të nis pushtimin. Njohja e pavarësisë së dy zonave mund t’i lejojë atij të lëvizë hapur trupat në Ukrainën Lindore dhe t’i japë fund bisedimeve të paqes me Kievin

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar thotë se presidenti rus Vladimir Putin është “i përkushtuar” për të pushtuar Ukrainën

Ndërkohë, President i SHBA Joe Biden ka rënë dakord “në parim” për të mbajtur një takim zyrtar me Vladimir Putin për të diskutuar krizën në Ukrainë. Por, Rusia thotë se bisedat për një samit janë të parakohshme dhe nuk ka “plane konkrete” për një takim.

Marketing