Labi bëhet pishman, vendos të mos i dhurojë 2 mijë euro që i premtoi për Ukrainën

Këngëtari Labinot Tahiri, kishte vendosur që një shumë të parave ta ndajë për të ndihmuar shqiptarët në Ukrainë.

Marketing

Por, duket se tash i ka rënë pishman.

Tahiri thotë se po e merr këtë vendim për shkak të disa pakënaqësive të shprehur nga ana e shqiptarëve në Maqedoni.

“Mendoj se në komente kur shprehet pakënaqesia e qytetarit dhe shqetësimet e tyre, duhet ti pranojmë sikurse kur të vjen kojshia për një hall apo këshillë me na e thënë.

Shkrimin dhe vendimin për ta ndihmuar fondin ne Ukrainë, po e largojë. Atë po e largojë përshkak se vëllezërit tanë shqiptarë nga Maqedonia, kanë shprehur pakënaqësi lidhur me këtë vendim”.