Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri ka reaguar ndaj rrahjes së dy kosovarëve nga serbët në Novi Sad.
Përmes një statusi në “Facebook”, Labi ka thënë se ky rast duhet të dënohet dhe me doemos duhet të ketë edhe reagime nga Lista Serbe dhe Serbët e Kosovës.
“… e nëse godet dikë vetëm me një ( shuplakë) nga minoritetet ose një serb në Kosovë, denohesh sa qelë e mbyllë sytê, ë muaj e më shumë burg, dhe nuk kursehesh aspak”, ka shkruar Tahiri.
Postimi i plotë:
SERBET PO MENDOJNË SE NE KEMI HARRUAR BARBARIZMAT E TYRE NDAJ NESH!
MOS TË HARROJMË SE LIGËSIA MË E MADHE E NJERIUT ËSHTË KUR NË SHTËPITË TONA RRAFIM NJË MUSAFIR!
KËTË NUK PO E KURSEJNË DISA SERBË ATJE NË SERBI!
Ky rast duhet të dënohet, doemos duhet të ketë edhe reagime nga Lista Serbe’ dhe Serbët e Kosovës, të cilët jetojnë nga të ardhurat e Republikës se Kosovës.
A pak janë rrahur brutalisht të rinjtë tanë?
Kemi menduar që kohen e dhunës e lamë në 99’tën.
E në fakt ne e kemi lënë pas atë kohë siç e kanë lënë edhe organet e rendit, në Republikën tonë e nese godet dikë vetëm me një ( Shuplakë) nga minoritetet ose një serb në Kosovë, denohesh sa qelë e mbyllë sytê, ë muaj e më shumë burg, dhe nuk kursehesh aspak !
Ne këtu po u bëjmë me bollëk shërbime të mira për një bashkëjetesë të mirë!
Por në anën tjetër, për ne, atje në Serbi, nuk po vlen respekti ndaj shqiptarëve të Kosovës, madje po vërehet urrejtje e madhe që nuk po tejkalohet, ky rast e dëshmon më së miri.
Mendoj se nuk kanë shumë rëndësi deklaratat, se kush dënoi sulmin e kush jo !
Rëndësi ka që të shohin edhe ndërkombëtarët, ne kemi ecur drejt e përpara , ne nuk jemi as nuk kemi qenë agresorët , asnjëherë.
Le ta dënojnë edhe Apostolova dhe të tjerët, gjëra si këto nuk bëhën !
Por deri kur kështu të jemi të pafuqishëm të mbrojmë shtetasit tanë në vendet e rajonit?
Deri kur të ekzistojë ky hallë që dikush mos me u frikua se po shkelë në Serbi, apo edhe në punën nëse atje kemi bizneset tona nga kohêt më të vjetra e deri më sot?!
Ne nuk kemi harruar as raste të tjera brenda territorit , të mbjellur burrninë për të mos i rrahur apo të i injorojmë të tjerët në shtëpinë tonë e kemi si duket vetëm ne këtë karakter.
E a duhet vetëm neve të na gjykoni e të intervenoni të bëhemi kokëulur?!
Për keqardhje jemi si Kosovë përballë të tjerëve.
Me dëshpërim ,
Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.