​Lajm i keq për Real Madridin

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, dukej sikur ishte në prag të kthimit nga lëndimi në të ardhmen e afërt, por ka sërish shqetësim për shëndetin e tij pasi u largua nga fusha e stërvitjes i përlotur pasditen e sotme.
31-vjeçari dëmtoi ligamentin e kryqëzuar të përparmë gushtin e kaluar, vetëm tre ditë para ndeshjes së parë të sezonit të Real Madridit, dhe pasi iu nënshtrua një operacioni dhe muajsh të rikuperimit, ekziston frika se ai mund të ketë një dëmtim tjetër të rëndë, raporton.

Marketing

Tani është bërë e ditur se Courtois e ka këputur meniskun e brendshëm të gjurit të djathtë.

Ai pritet që të mungojë për dy muajt e ardhshëm, ku thuhet se sezoni veçse ka përfunduar për portierin belg, i cili së fundmi u rikuperua nga lëndimi i këputjes së ligamenteve.