LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, në kufi nuk ka pritje

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë të thata.

Marketing

Nga atje njoftojnë se rruga në drejtim nga fshati Vevçan deri në Gradsko gjatë festave ((14, 15,
16 dhe 17 prill 2023) nuk do të jetë e mbyllur, por është kufizuar shpejtësia për qarkullim deri në 40 kilometra në orë.

Nga LAMM theksojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të lartë. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM u rekomandon shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.