Laporta i premton Messit nënshkrimin me dy yjet e Cityt dhe një të Arsenalit

12:58 | 28 Prill 2021

Marketing

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta thuhet se i ka premtuar Lionel Messit se do bëjnë tri transferime nga Premierliga gjatë verës.

Klubi katalunas është i interesuar për të ndëtuar skuadrën nën urdhrat e presidentit të ri, transmeton lajmi.net.

Sipas Diario Gol, Barcelona mund të provojë të nënshkruajë me dyshen e Cityt, Sergio Aguero dhe Eric Garcia, të cilët do jenë agjent të lirë në verë, derisa në ‘radarin’ e tyre ndodhet edhe mbrojtësi i krahut të djathtë Hector Bellerin.

Bellerin mund t’i kushtojë 30 milionë euro dhe për Barcelonën do ishte biznes i mirë nëse do realizoheshin te tri transferimet.

Messi është afër t’i përfundojë kontrata në “Camp Nou” dhe në mënyrë që të bindet për rinovim, Laporta i ka premtuar këto transferime.

Kohëve të fundit flitet edhe për rikthimin e Neymarit, ngase Laporta është afër të sigurojë një sponsor në vlerë 500 milionë euro./Lajmi.net/