Në komunën e Shkupit Shuto Orizare, ekipet e NP “Higjiena Komunale” -Shkup, gjatë ditës së sotme në tërësi pastruan gjithsej 390 metër kub deponi të egër të përbërë me mbetje ndërtimore, mbetje të vëllimshme dhe mbeturinë të përzier komunale.
Deponia e egër shtrihej prej te stacioni i fundit i 19-shit pranë varrezave të qytetit deri në hyrje të f.Kuçevishtë.
Për heqjen e saj, në aksion morën pjesë 15-të punëtorë dhe i njëjti u realizua në bashkëpunim me NP “Rrugë dhe rrugica”. Nga mekanizimi u përdorëm një ngarkues, pesë kamionë dhe një autocisternë.