Latifi: Përse Saraji, foli njëzëri?!

Takimi informativ i së Martës, ku lirshëm mund t’a quajmë organizatorë për faktin se ishte nikoqir, kreun e komunës së Sarajit, z. Blerim Bexhetin, pamë një numër skajshmërisht masiv të pjesëmarrësve. Takim i cili nuk kishte si t’iu ikë edhe syve të opinionit e analistëve, këtë e dëshmon fakti se kishim reagime në kontekst të asaj se populli e dha verdiktin qartazi dhe se tani më është rradha e reflektimit!

Marketing

Shtrohet pyetja: “Përse Saraji foli njëzëri?” “Përse banorët e Sarajit me rrethinë ishin kaq të unifikuar dhe me gatishmërinë më të theksuar i’u përgjigjën ftesës së këtij takimi?” “Përse e gjithë kjo përkrahje e parezervë në drejtim të tij?!”

Pyetje, përgjigjet e së cilave i gjejmë lehtësisht poqese kthehemi në retrospektivë!

A nuk ndryshoi dhe a nuk lulëzon sot Saraji edhe në infrastrukturë, edhe me biznese të shumta dhe në rritje e sipër, edhe në arsim (posedon shkollë të mesme e cila e lehtësoi procesin edukativo-arsimor të nxënënsve të komunës), edhe, edhe, e çfarë tjetër?!

Saraji, i cili nuk kishte përfaqësimin e duhur, a nuk është sot përplot me kuadro të ri dhe profesionist, të sistemuar në të gjitha institucionet me relevancë? Kuadrot e saj i gjenë kudo, si në pushtetin lokal, poashtu edhe atë qëndror.

Saraji foli njëzëri sepse kreu i saj, për çdo ditë dëgjon kërkesat dhe hallet e banorëve!

Saraji foli njëzëri ngase qasja e banorëve të saj dhe zëri i tyre, arrin deri tek kryetari lehtësisht, sikur tek një njeri i rëndomtë!

Saraji foli njëzëri ngase sot kuadrot dhe rinia janë të mbushur përplot me energji dhe elan për të kontribuar kur shohin hapësirën e madhe që atyre i’u jep z. Bexheti.

Saraji foli njëzëri ngase, vështirë të gjendet shtëpi nga secili fshat i komunës, që kryetari i saj nuk i ka kryer shërbimin e nevojshëm dhe të kërkuar!

Saraji foli njëzëri ngase, nevojat jetike i’u përmbushen banorëve të saj për çdo ditë!

Askush nuk i detyroi. Askush nuk i kërcënoi! Ata i solli vetëm racionaliteti. Ata i solli vetëm satisfaksioni me udhëheqjen e kreut të saj.

I gjithë ai popull, ishte i pranishëm për t’i aplauduar z. Bexheti dhe për ti ridhënë edhe njëherë verdiktin se ndodhet në rrugë të drejtë dhe se në rrugëtimin e tij, gjithmonë posedon Sarajin prapa vetes, njëzëri, të unifikuar, madje, si asnjëherë më parë!

Belkis Latifi

Marketing