Laura Fazliu fiton në repesazh, në garë për medaljen e bronztë

15:08 | 17 Prill 2021

Marketing

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu, ka luftuar në repesazh me Maria Centracchio dhe tani është në garë për medaljen e bronztë.

Fazliu zhvilloi një luftë të gjatë ndaj italianes dhe arriti në fund që të fitojë me IPPON, shkruan lajmi.net.

Gjatë gjithë kohës, trajneri Driton Kuka po dëgjohej duke i dhënë instruksione të cilat në fund funksionuan për t’a fituar ndeshjen.

Për vendin e tretë ose medaljen e bronztë, Fazliu do të luftoj me Sanne Vermeer nga Holanda./Lajmi.net/