Lazim Destani takohet me Kryeministrin Kurti nē Forumin Ekonomik në Vjenë

Në Vjenë të Austrisë ka nisur Forumi Ekonomik, në të cilën po marrin pjesë personalitete të larta politike dhe ekonomike nga rajoni dhe Bashkimi Evropian

Marketing

Në këtë ngjarje të përvitshme ishte i ftuar edhe filantropi e biznismeni i njohur edhe né qarqe ndërkombëtare z. Lazim Destani , i cili me këtë rast pos personaliteteve të njohura zhvillon edhe një takim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin .
Përshtypjet nga ky takim z. Destani i shënon në rrjetin e tij social .

Postimi i plotë:I ftuar nga Forumi Ekonomik i Vienës (FEV), sot mora pjesë në këtë ngjarje të përvitshme, e 19-ta me radhë, me temë “Ekonomia takon politikën”që i zhvilloi punimet në kryeqytetin austriak. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm Kryeministra të vendeve anëtare të FEV, përfaqësues të institucioneve europiane si dhe përfaqësues të lartë politik të rajonit dhe të ekonomisë europiane e globale.

Këtu pata mundësinë të takoj përfaqësues të kompanive shumë të suksesshme si, Reifeisen International Bank, A1 Telekom Austria Group AG si dhe kompani të tjera austriake e europiane. Në kuadër të Forumit gjithashtu zhvilluam një takim me Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti, me ç’rast diskutuam mbi mundësi të reja investimi në Kosovë.

Forumi i zhvilloi punimet në tre seanca njëra pas tjetrës ku nga diskutimet e zhvilluara në këto panele interesim të veçantë zgjoi paneli me temë, “Forcimi i bashkëpunimit mes ekonomisë rajonale dhe politikës – cila është rruga më e përshtatshme?”