Lëmsh tek kombëtarja e Malit të Zi, trajneri dhe dy lojtarë me prejardhje serbe nuk duan të paraqiten

Selektori i Malit të Zi, dhe dy lojtarë të tjerë që kanë prejardhje nga Serbia, janë duke u përballur me presion të madh nga Beogradi tash e dy ditë.

Marketing

‘Vijesti’ raporton se Ljubisa Tumbakovic nuk do ta drejtojë skuadrën kombëtare sonte kundër Kosovës, transmeton lajmi.net.

Skuadra gjithashtu nuk mund të llogarisë në Mirko Ivanic dhe Filip Stojkovic, të cilët luajnë me Crvena Zvezden.
Selektori dhe dy lojtarët, të lindur në Serbi, ishin subjekt i sulmeve të shumta nga Beogradi tash e dy ditë dhe kjo duket se ka ndikuar shumë.

Politika fitoi mbi futbollin, dhe Tumbakovic me gjasë nuk do të jetë trajner i skuadrës kombëtare të Malit të Zi nga sot.