Lëvizja Besa me Hasim Murtezanin synon komunën e Sarajit

Lëvizja Besa do t’i hyjë garës zgjedhore edhe në komunën e Sarajit.

Marketing

Nga Lëvizja Besa për Zhurnal konfirmojnë se në komunën e Sarajit tashmë kjo parti pas analizave dhe anketave në terren ka gjetur kandidatin i cili do ti prij garës dhe ai është magjistër i shkencave të sigurisë.

Bëhet fjalë për Hasim Murtezanin, i cili shpesh herë ka qenë edhe pjesë e studiove televizive në vend si analist i çështjeve të sigurisë.

Murtezani shihet si një figurë e pastër dhe i ngritur intelektualisht që mund seriozisht të rrezikoj kreun aktual Blerim Bexheti që do të kandidoj edhe për një mandat tjetër.

Garës për të parin e Sarajit pritet ti hyjnë edhe nga kolacioni ASH-AA të cilët akoma nuk e kanë bërë të ditur emrin e kandidatit.