Lëvizja BESA: Qeveria po dërgon shtetin në falimentim

Masat e ndërmarra për zbutjen e krizës ekonomike që skaduan në mesnatë dëshmojnë se Qeveria po mundohet të mbajë shtetin “në aparate”. Populizmi afatshkurtë po dëmton rëndë ekonominë e vendit dhe fakti që në kohë nuk u vazhduan masat dhe nuk u propozuan hapa të tjerë konkret për zbutjen e krizës ekonomike dëshmon se shteti është para falimentimit dhe se arka e buxhetit është e zbrazur.
Qeveria nuk ka asnjë vizion për të zbutur shtrenjtimin e çmimeve që nga produktet bazë deri te energjia elektrike dhe derivatet e naftës. Paratë e qytetarëve menaxhohen nga njerëz të papërgjegjshëm të cilët po varfërojnë për çdo ditë popullin dhe po zhytin shtetin në krizë të thellë.
Këtë gje duhet urgjentisht ta ndalojme dhe fatin e popullit dhe gjeneratave të ardhëshme mos të lejojmë të jetë në duart e Qeverisë aktuale, e cila është zhytur në krim dhe korrupsion. Shteti ka nevojë për njerëz të përgjegjshëm që do udhëheqin institucionet ndershëm dhe me transparencë, prandaj mënyra më e mirë për të ndalur këtë menaxhim të keq të financave të vendit duhet të shkohet sa më shpejt në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Marketing