Lëvizja Demokratike shënoi ditën ndërkombëtare të boshnjakëve

Një delegacion i Lëvizjes Demokratike i kryesur nga kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, bashkë me deputetët Merita Koxhaxhiku e Kastriot Rexhepi, Mesud Jakupi, përfaqësuesit e komunitetit boshnjakë në vend Rafet Muminoviç, Enko Kaçar, Edit Kaçar, Ruzhdija Kalaç, Jasmin Kalaç, Hazun Hasiç, morën pjesë në shënimin e 28 Shtatorit – Ditën ndërkombëtare të boshnjakëve.

Marketing

Shënimi i Ditës ndërkombëtare të Boshnjakëve filloi me vendosjen e luleve të freskëta në Memorialin kushtuar viktimave të pafajshme civile të gjenocidin serb në Srebrenicë, i ngritur vite më parë në Komunën e Çairit dedikuar qëndresës epike të popullit boshnjak në përpjekjet shekullore për ekzistencë.

Ganiu tha se populli shqiptar dhe ai boshnjak, kanë qenë ndër popujt më të persekutuar në Ballkan dhe kanë simpati të ndërsjellë, që buron nga dhimbja që kanë përjetuar dy popujt nga armiqtë ndër vite.

‘Nuk besoj të ketë ndonjë popull tjetër që mund të simpatizoj më shumë boshnjakët dhe të kuptoj dhimbjet e tyre, t’i kuptojnë ata në ambiciet e tyre dhe t’i shtrijnë dorën vëllazërore e të ecin tok drejt ardhmërisë së ndritshme, sepse e përbashkëta e popujve tanë është dhimbja, fati jonë është kalitja në shtypje dhe shpresa e tyre janë rinia e ndritshme’, tha Ganiu.

Gjenocidi i Srebrenicës, është i pari i përmasave të tilla i kryer pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore deri sot dhe e githë bota e civilizuar nderon viktimat e tij dhe dënon ata që e kanë planifikuar dhe realizuar. Gjenocidin nuk e pranon vetëm Serbia dhe etniteti boshnjak i ashtuquajtur Republika Sërpska, ushtria e së cilës realizoi gjenocid mbi 8400 burra, fëmijë dhe pleq boshnjak para 30 vitesh.

Komuna e Çairit kohë më parë u binjakëzua me komunën Stari Grad të Sarajevës, fryt i bashkëpunimit të shkelqyer mes dy popujve.

Memoriali i Srebrenicës gjendet në Parkun e Çairit, dhe është ngritur në kujtim të viktimave të pafajshme të gjenocidit shtazarak serb mbi popullatën e pafajshme boshnjake.