Liderët e BE-së, Serbia dhe Kosova t’i zbatojnë marrëveshjet

Liderët e Bashkimit Evropian me anë të një konkluze kanë përshëndetur marrëveshjen e arritur në Ohёr, nё mes kryeministrit tё Kosovёs, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Shefat e shteteve dhe qeverive tё Bashkimit Evropian, gjithashtu kanë bёrё thirrje pёr zbatim tё marrëveshjeve tё arritura nё kuadër tё dialogut.

Marketing

“Këshilli Evropian mirëpret marrëveshjen e arritur në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe u bën thirrje të dyja palëve që të zbatojnë në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim detyrimet e tyre përkatëse.”, thuhet nё konkluzat e miratuara nё samitin e Bashkimit Evropian.

Por, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani i kanë kërkuar komunitetit ndërkombëtar që ta penalizojë Serbinë për shkeljen e Marrëveshjes së Ohrit, pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se nuk do të zbatojë pjesët e marrëveshjes që kanë të bëjnë me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Marketing