







Kanë përfunduar dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve ku u ballafaquan PSG me Club Brugge dhe Manchester City me RB Leipzig.
Paris-Saint-Germain ka shënuar fitore ndaj Brugge me rezultat 4-1, derisa Kylian Mbappe dhe Lionel Messi kanë shënuar nga dy gola, transmeton KosovaPress.
Mbappe shënoi në minutat 2’ dhe 7’ kurse Messi në 38’ dhe 76’. Kështu PSG e mbyll grupin A duke u renditur si e dyta.
Nga ana tjetër, City që tashmë e kishte siguruar vendin e parë në këtë grup ka pësuar disfatë me rezultat 2-1 nga skuadra gjermane RB Leipzig duke ia mundësuar kështu kësaj të fundit kualifikimin për në Europa Ligë.
Kjo është renditja përfundimtare në grupin A:
Manchester City 12 pikë
PSG 11
RB Leipzig 7
Club Brugge 4