Taravari pranon që ka shpifur: Nuk kam dëshmi për Kastriotin Rexhepin

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari në emisionin “Vetëm e Vërteta” ka pranuar se shpif për deputetin Kastriot Rexhepi dhe se nuk ka asnjë dëshmi për ryshfet të marrë apo ndonjë presion të ushtruar ndaj deputetit Rexhepi, i cili nuk pranoi të merr pjesë në seancën e mosbesimit të Qeverisë duke prishur planet e ASH-së për krijimin e një shumice parlamentare me VMRO-në dhe Levicën.

Marketing

“Nuk kam prova, po të kisha do të kisha dalë dhe do të shkoja në Prokurori. Për këtë flitet nëpër korridore. Dihet se ku ka qenë Kastrioti atë ditë. Është folur në Shkup, pyesni pesë vetë , dy e dinë se ku ka qenë deputeti”, tha Taravari, duke iu përgjigjur pyetjes se a ka vërtet ryshfet të deputetëve për të kaluar në anën tjetër. gazeta.mhttps://gazeta.mk/taravari-pranon-qe-ka-shpifur-nuk-kam-deshmi-per-kastriotin-rexhepin/k