Java e 17-të në elitën e futbollit vendor do të zhvillohet gjatë ditës së mërkurë, ndërsa ndeshja që zgjon interesim të madh është ajo në Çair, midis liderit në tabelën e klasifikimit FC Shkupi dhe kampioni në fuqi Shkëndija që aktualisht mbanë pozitën e tretë. Të gjitha ndeshjet e javës së 17-të fillojnë në ora 13:00.
Shkupi në 16 ndeshjet e zhvilluara ka të shënuara 12 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje me gola-averazh 39-10 dhe 38 pikë. Kjo statistikë dëshmon qartë për fuqinë dhe këmbëguljen e saj në rrugëtimin drejtë titullit kampion. Futbollistët e kësaj ekipe janë të vendosur që edhe në këtë superderbi të japin më të mirën e tyre të mbështetur edhe nga tifo- grupi “Shvercerat”.
“Na si FC Shkupi jemi të gatshëm pë këtë ndeshje edhe psiqikisht edhe fizikisht. Ndeshja me Skopjen ishte pak e vështirë por e fituam 3-1, tani kemi motiv plus. Krejt tifozët janë në pritje të kësaj ndeshje që të na japin më tepër motiv” – ALI ADEM – FUTBOLLIST I FC SHKUPI
Nga ana tjetër ekipi kuqezi edhe pse deri në këtë pjesë kampionatit ka pasur batica dhe zbatica sa i përket rezultateve megjithate është skuadër për çdo respekt ndaj edhe në Çair ata do të japin maksimimuin që ti kënaqin fansat e vet dhe të pranishmit në stadium.
Skudra e Renovës në ndeshjen e fundit para tifozëve të vetë në këtë stinor takohet me Tikveshin ndaj tri pikët do të kishin vlerë të madhe për të mbajtur hapin në pjesën e epërme të tabelës.
“Për ta vërtetu pikën e fituar kundër Rabotniçkit. Jemi të vetëdijshëm se na pret lojë e rëndë. Tikveshi në lojat e fundit tregon një cilësi, tregon një mbrojtje të fortë, homogjene, ku do të mundohemi të shperthejmë dhe ta fitojmë këtë ndeshje” – QATIP OSMANI – TRAJNER I KF RENOVA
Në ndeshjet tjera të javës së 17-të, takohen: Skopje – Struga Trim Lum, Pelisteri – Boreci, Makedonija Gj.P – Akademia Pandev dhe Bregallnica – Rabotniçki.