Bekteshi: Shtrenjtimin e produkteve bazë paraqiteni në 191

Marketet që shtrenjtojnë produktet me “çmime të ngrira” qytetarët mund t’i paraqitni në numrin 191 thot Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Marketing

“U bëj thirrje qytetarëve që në rast të rritjes drastike të çmimeve të produkteve ushqimore bazë, të lajmërohen në numrin pa pagesë 191 të Inspektoratit Shtetëror të Tregut.”, shkruan Bekteshi në facebook.

“Në bazë të Vendimit të shpallur në Gazetën Zyrtare, duke filluar nga data 6 dhjetori 2021, ngrihen çmimet e aplikuara më nji dhjetor 2021 në tregtinë me shumicë dhe pakicë të: bukës, sheqerit, miellit – tip 400, vajit të lulediellit për gatim, qumështit të freskët me yndyrë prej 2,8%, 3,2% dhe 3,5%, mishit dhe produkteve të mishit, djathit dhe gjizës. Ky vendim do të vlejë deri më 31 janar 2022.”, sqaron Bekteshi.