Shorti për raundin e parë eliminator të Liga Evropës ka nxjerrë FC Shkupin përballë skuadrës skoceze Gllasgau Renxhers që udhëhiqet nga trajneri dhe legjenda e futbollit anglez Stiven Zherard.
Shkupi që pas 14 viteve rikthehet në arenën evropiane, u shortua me kundërshtarë të fortë në raundin e parë, ndërsa do të jetë atraktive me futbolldashësit në Maqedoni, pasi që nga raundi i parë do të shohin emra të mëdhenj në vendin tonë si Zherard që do të vjen në kryeqytetin tonë me 19 korrik për ndeshjen e kthimit, pasi takimi i parë do të luhet në Skoci me 12 korrik.
Ndërkohë Rabotniçki në raundin e parë të eliminatoreve të Liga Evropës do të përballet me Budapest Honvedin, ndërsa Vardari do të takohet me skuadrën Pjunik.