Ligji për Mediat rikthehet sot në Komisionin kuvendor

Pas një pauze 40 ditore Ligji i Mediave sot do të jetë pikë e rendit të ditës në komisionin parlamentar për Transport dhe Lidhje.

Marketing

Kryetarja e komisionit në fjalë Liljana Zaturovska nga radhët e VMRO-DPMNE-së tha se përmbajtja e debatit nuk varet nga ajo dhe nuk premton dot debat konstruktiv nga kolegët e saj, duke theksuar se asnjë deputetit nuk mund të ia mohojë të drejtën e fjalës. Siç edhe kishte theksuar më parë, arsyeja e shtyrjes së debatit sipas saj, kanë qenë çështjet teknike e jo çështjet politike.

Pushteti akuzon opozitën se nuk e pranon ligjin e ri për shkak se e njëjta nuk dëshiron që t’i largojë njerëzit e saj nga Këshilli i RTVM-së dhe nga Agjencia e Mediave. Ndërsa opozita akuzon pushtetin se me ligjin e ri dëshiron që të instaloj njerëzit e saj që të kontrolloj mediat.

Për shkak të këtyre akuzave, Ligji i mediave ka mbetur i bllokuar në fazën fillestare – në Komisionin e Transportit dhe Lidhjeve. Kohëve të fundit, kryetarja e komisionit amë nuk ka thirrur seancë me çka edhe e u bllokua plotësisht debati mbi ligjin.

Marketing