Ligji për Prokurorinë, Zaev: Mickoski merr instruksione nga Budapesti

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev ka komentuar deklaratat kundërshtuese që i dha sot lideri i opozitës Hristijan Mickoski në lidhje me Pr/Ligjin për Prokurorinë Publike. Zaev theksoi se Ligji në fjalë është përpiluar në koordinim me BE-në dhe SHBA-të dhe se po i njëjti kontribuon në fuqizimin gjyqësorit në vend. Ai akuzoi Mickoskin se po punon me direktiva nga Budapesti.

Marketing

“Ky ligj nuk ka të bëjë asgjë me atë se çfarë u tha në konferencë për shtyp, që dikush tenton të amnistoj raste, të mbrojë krime.Ligji është bërë në koordinim me BE-në dhe SHBA-të. Tjetër, unë e di pse ai ka mbajtur sot konferencë për shtyp, për shkak se instruksionet vijnë nga Budapestit, dhe nuk ka asgjë më shumë ose më pak se kjo. Ligji është bërë që të ketë një sistem strukturor, larg duarve të politikanëve në funksion të fuqizimit të pavarësisë dhe reformave në gjyqësor”-tha mes tjerash Zaev.