Ligji për regjistrimin dërgohet në Qeveri pa grafën e përkatësisë etnike!

Enti Shtetëror për Statistika i ka dhënë dritë jeshile Ministrisë së Drejtësisë që propozim-ligjin për regjistrimin e popullsisë ta dërgojë në Qeveri për miratim pa asnjë ndryshim nga versioni i parë, pasi që deri tek ata nuk ka arritur asnjë vërejtje apo sugjerim për të njëjtin gjatë kohës derisa i njëjti ka qenë në debat publik.

Marketing

Nga Ministria e Drejtësisë nuk precizojnë se kur i njëjti do të dërgohet në Qeveri, por vetëm thonë se pas Vitit të Ri.

Pas Vitit të ri, pritet që propozim-ligji të dorëzohet në Qeveri, e cila duhet ta miratojë dhe më pas ta dërgojë në Kuvend, ku do të ketë mundësi që deputetët të dorëzojnë amendamente për të korrigjuar këtë propozim-ligj.

sipas propozim ligjit të ri, regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave duhet të bëhet prej 1 deri më 21 prill të vitit 2020.

Kontestuese në këtë propozim-ligj shihet të jetë mënjanimi i grafës etnike, gjegjësisht gjatë regjistrimit nuk do të merret parasysh përkatësia etnike e qytetarëve. Shumica e partive kanë deklaruar se janë kundër këtij propozimi, përveç BDI-së, që thotë se nuk ka ndonjë shqetësim, por të bëhet ligj i pranuar për të gjitha palët.