Komuna e Gostivarit ka 13 projekte gati e që janë procedurë dhe nga shkurti apo nga marsi i vitit tjetër do të fillojnë të realizohen. Bëhet fjalë për projekte në infrastrukturën rrugore.
Këto projekte i pari i Gostivarit, Vlabon Limani i paralajmëroi në emisionin “Politica” në televizionin Globi. Ai tha se bëhet fjalë për projekte të cilat Gostivari i fitoi nga Qevria me vlerë rreth 2.7 milionë euro.
“13 projektet e fituara nga Qeveria, një e kemi për një shëtitore të veçantë afër qendrës së qyteti, kurse 12 projektet e tjera janë për rrugë. Me e madhja do të jetë rregullimi dhe asfaltimi i bulevardit kryesor ‘Vllezërit Gjinoski’ nga hyrja e qytetit e deri te ura te Gjykata. Kemi rrugën nga restoranti ‘Mont Blanc’ deri në brendi te xhamia në fshati Zdunjë. Kemi edhe një rrugë nga Gjimanzi deri në qendrën e fshatit Banjicë e Poshtme. Kemi më shumë rrugë në brendi të qytetit, sikurse edhe rrugët rreth shkollave të mesme të Mjekësisë, Gjimanzit dhe Ekonomikes. Një pjesë e rrugëve janë rreth Stacionit të autobusave, kemi një rrugë edhe në fshatin Balindoll. Besoj se këto rrugë do ta përmirësojnë infrastrukturën në qytetin tonë dhe do ta lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve”, deklaroi Valbon Limani, kryetar i Komunës së Gostivarit.
Vitin e ardhshëm ai paralajmëron edhe 35 projekte të tjera infrastruktuore të cilat beson të kalojnë në thirrjen e dytë të Qeveris e cila pritet të hapet nga marsi.
“Besoj se nëse edhe këto projekte realizohen, atëherë Program Zhvillimore e Komunës së Gostivarit për vitin 2025, nëse jo 100%, deri në 80% do të realizohet deri në fund të vitit kalendarik”, deklaroi Valbon Limani, kryetar i Komunës së Gostivarit.
Mesin e këtyre projekteve janë edhe një urë e re dhe një pishinë.
“Ura e re në fakt bëhet fjalë për urën ekzistuese te Gjykata e cila sipas informatave dhe ekspertëve është e amortizuar dhe ka nevojë për ndërhyrje. Në thirrjen e dytë do të aplikojmë me projekt për këtë urë. Sa i takon pishinës, unë dhe ekipi im insistonim që Gostivari më në fund të ketë një pishin shkollore ku shkollat do të mund ta përdorin gjatë procesit edukativ dhe arsimor. Pishina do të ndërtohet ose në shkollën fillore ‘Goce Dellçev’ ose në shkollën fillor ‘Mustafa Kemal Ataturk’, varësisht prej kushteve të Planeve Urbanistike. Besoj se pishina do të jetë realitet dhe nga gushti apo shtatori i vitit tjetër do të jetë gati”, deklaroi Valbon Limani, kryetar i Komunës së Gostivarit.
Limani tha se do të asfaltohet edhe rruga nga qendra e qytetit deri te marketi ‘Montenegro’. Nëse nuk ka probleme administrative, ai tha se vitin e ardhshëm do të hapet edhe një rrugë e re nga fshati Çajlë e cila të nxjerrë në magjistrale. Premtoi se çdo fshati do ti rregullohet një deri në dy rrugë.
Projektet që pret Gostivari si qytet ti fiton nga thirrja e dytë qeveritare kapin vlerën e mbi 7 milionë eurove.
Kryetari Limani tha se Buxheti i vitit të ardhshëm i Komunës së Gostivarit do të peshojë rreth 23 milionë euro. Atij do ti shtohen edhe paratë me dy thirrje nga Qeveria dhe buxheti i ardhshëm, tha ai, do jetë historikisht më i larti duke arritur në 33 milionë euro.