Lirohet nga burgu Andrew Tate dhe vëllai i tij

Influencuesi kontrovers i mediave sociale Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan janë liruar nga burgu.

Marketing

Gjykata e Apelit të Bukureshtit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj tyre dhe tani vëllezërit Tate janë lënë në “arrest shtëpie”.

Bashkë me vëllezërit Tate janë liruar edhe dy bashkëpunëtoret, Georgiana Naghel dhe Luana Radu. Të katërt janë urdhëruar të qëndrojnë në pallatet ku jetojnë.

Vëllezërit Tate janë arrestuar në dhjetor pasi u akuzuan për përdhunim, trafikim njerëzish dhe formim të një grupi krimi të organizuar.

Avokatët e tyre kanë deklaruar se mbajtja në paraburgim është e panevojshme dhe e ashpër, kur opsionet e tjera gjyqësore si arresti shtëpiak janë të disponueshme.

Marketing