Llatasi shpallet i pafajshëm, PSP do ta ankimojë vendimin

Shpallet i pafajshëm gazetari Dragan Pavlloviq – Llatas dhe vëllezërit e tij Sërxhan Pavlloviq dhe Zvezdan Pavlloviq për ndërtim pa leje të vilave në Zelenikovë. Gjykatësja Marija Kletniçka Markovska në Gjykatën Penale shpalli të pafajshëm Llatasin dhe vëllezërit e tij sepse siç ka vlerësuar Kletniçka, akuzat që janë të ngritura kundër vëllezërve nuk përbëjnë shkelje ligjore dhe nuk mund të ngritet padi penale sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut.

Marketing

“Duke i marrë parasysh të gjitha dëshmitë, Këshilli pas konusltimeve, ka sjëllë vendim me të cilën të akuzuarit e lartpërmendur lirohen nga akuza në bazë të nenit 403 pika 1 nga ligji për procedurë penale. Sipas ligjit për veprën për të cilën akuzohen nuk është vepër penale”, theksoi Marija Kletniçka, Gjykatëse.

Ndërsa Prokuroria Publike Speciale ka kërkuar që të dënohen vëllezërit për ndërtim të paligjshëm dhe të u konfiskohen shtëpitë në Zelenikovë. Sipas PSP-së, të akuzuarit kanë ndërtuar tre vikend-shtëpiza në Komunën e Zelenikovës pa pasur të drejtë për ndërtim të tillë, përkatësisht ndërtim pa leje ndërtimi. Prokurorja Elizabeta Josifovska ka thënë se PPS-ja do të ankimojë aktvendimin e shkallës së parë, sepse si prokurori kanë ofruar dëshmi të mjaftueshme për akuzën e ngritur.

“Gjithsesi se po, këtu nuk ka dilemë. Qëndroj në qëndrimin se akuza ka bazë, e mbështetur në dëshmi të mjaftueshme dhe nuk ka dyshim se do të ankimojmë vendimin. Ne do të prononcohemi shpresoj se aktgjykimi me shkrim do të japë arsye shtesë për të cilat Gjykata vendosi. Sidoqoftë, mendoj se për ne si Prokurori, aktakuza është e bazuar në dëshmi”, u shpreh Prokurorja Elizabeta Josifovska.

Gjykatësja Kletniçka tha se lënda nuk ka bazë për vepër penale, prokurorja Josifovska tha se edhe për këtë do të prononcohen në ankesën me shkrim.

“Në lidhje me atë qëndrimin e Gjykatës, gjithsesi se do të prononcohemi në ankesën me shkrim. Për momentin mund të them se në këtë rast nuk është zbatuar procedura e legalizimit, gjë të cilën e ka konstatuar edhe vet Gjykata. Bëhet fjalë për një procedurë e cila në përputhje me rregullat ligjore duhej të zhvillohej në një tjetër mënyrë. Njëherë nxirret leja për ndërtim, pastaj fillohet me ndërtimin”, tha Elizabeta Josifovska, Prokurore.

Llatas akuzohet nga Prokuroia Speciale për rastin Lëndina, i cili akuzohet për ndërtimin e një shtëpie uikendi prej 317 metrave katrorë, ndërsa vëllezërit e tij vikend-shtëpiza me kuadraturë prej 130, përkatësisht 104 metra katrorë. Në dëshmitë e siguruara të PPS-së, mes të cilave edhe xhirime satelitore, ekspertizë, si dhe dokumentacion tjetër, këto tre vikend-shtëpiza kishin filluar së ndërtuari në vitin 2011, ndërsa leja për ndërtimin e tyre nga komuna është marrë në vitin 2013 kur tashmë ishin përfunduar.