Lloga nënshkroi kërkesat për ekstradim të Sheval Muaremit dhe Muhamed Çajani

 

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka nënshkruar kërkesat për ekstradim të Sheval Muaremit dhe Muhamed Çajanit.

Marketing

Siç thuhet në nj komunikatë nga Ministria e Drejtësisë, kërkesat pasi të përkthehen do t’i përcillen Ministrisë së Punëve të Jashtme për procesim të mëtejshëm deri te Emiratet e Bashkuara Arabe.

Për Sheval Muaremin, i cili është nën dyshime se ka qenë pjesë e grupit të organizuar ndërkombëtar të krimit, MPB-ja tashmë ka shpallur fletarrest ndërkombëtar që është publikuar në ueb-faqen e MPB-së.

Në Janar të këtij viti, u dorëzuan kallëzime penale kundër 16 personave, të cilët dyshohen për tregti të jashtëligjshme me drogë, vrasje dhe tentim-vrasje. Sic u tha nga MPB-ja, të gjitha kanë qenë pjesë e grupit ndërkombatër të krimit, që udhëhiqej nga Sheval Muaremi./tvklan.mk

Marketing