Policia ka penguar hyrjen e paligjshme në Maqedoni nga Serbia të 121 emigrantëve tek pika kufitare në lëvizje nga Miratoci (fshati Llojan) deri tek autostrada nga data 18 e këtij muaji e deri më sot.
Prej tyre 112 ishin nga Irani, gjashtë nga Afganistani, ndërsa tre nga India.
Aktivitetet janë zbatuar nga nëpunësit policorë nga Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare “Sopot”.