Loriana Kuka kualifikohet në gjysmëfinale të European Open

Loriana Kuka ka vazhduar me paraqitje fantastike, duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e European Open që po mbahet në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Marketing

Kukan në çerekfinale e mposhti xhudisten holandeze, Lieke Derks me IPPON.

Kuka pati iniciativën gjatë tërë duelit dhe e mposhti me IPPON kur kishin mbetur edhe disa sekonda.

Kështu, Loriana Kuka kualifikohet në gjysmëfinale dhe pret të njoftohet me kundërshtaren e saj të radhës.