Lorik Cana, mesazh tifozëve: Të mbështesim Kombëtaren

Pas 7 ditësh, Kombëtarja shqiptare do të debutojë në Ligën e Kombeve në ndeshjen e parë ndaj Izraelit, e cila do të luhet në “Elbasan Arena”.

Marketing

Në prag të kësaj sfide, kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana ka dhënë një mesazh për tifozët, duke iu kërkuar atyre të mbështesin kombëtaren në nisje të këtij kompeticioni.

Cana evidenton momentin delikat në ambientin kuqezi, ku trajneri Panucci po përpiqet të ndërtojë një grup të ri, që do të përfaqësojë Shqipërinë në vitet e ardhshme në të gjitha kompeticionet.

Pikërisht për shkak të këtij momenti, por edhe për faktin se është fillimi i edicionit, Cana u bën thirrje tifozëve të jenë sa më të shumtë në numër, në mbështetje të djemve kuqezi.