Po realizohet fjala e dhënë se qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja do ta kthejë Maqedoninë në rrugën që me të vërtetë i takon, në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s.
Dyert e BE-së dhe NATO-s janë të hapura, rruga është e pastër dhe nuk ka kthim nga ajo. Është dhënë ftesa për anëtarësimin në NATO dhe për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Maqedonia po ndërtohet si një vend modern, demokratik dhe evropian, anëtar i ardhshëm i BE-së dhe NATO-s.
Anëtarësimi në NATO nënkupton stabilitet dhe siguri të garantuar. Por gjithashtu do të thotë një mundësi për më shumë investime. Anëtarësimi i Maqedonisë në BE garanton institucione të forta, shtet juridik dhe mundësi të barabarta për të gjithë.
Më e rëndësishmja, me anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO, identiteti maqedonas është i garantuar. Populli maqedonas, gjuha maqedonase, mbrohen dhe forcohen njëherë e përgjithmonë dhe askush nuk do të mund t’i mohojë ato.
Për të ardhmen e vendit tonë dhe për të ardhmen e brezave të ardhshëm, qytetarët do të shfrytëzojnë mundësitë historike dhe lirshëm do të thonë: PO, për Maqedoninë Evropiane!, thuhet në komunikatën e LSDM-së.